Arteta: U rikthyem në Champions pas 7 vitesh

Futboll

Arteta: U rikthyem në Champions pas 7 vitesh

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League ndaj Lens, tha se ai dhe skuadra e tij kanë ende shumë për të dëshmuar në Europë. Spanjolli synon ta udhëheqë ekipin e tij në fazën eliminatore të Champions League, në një grup ku gjithcka është ende e hapur.

“Ne kemi shumë për të tyreguar në Europë. Mendoj se nuk është vetëm se duhet të dëshmojmë se sa vlejmë.

Ne duhej të ktheheshim në Europë duke qenë klubi që duam të jemi aty t’u tregojnë të gjithëve se jemi kthyer në një mënyrë të fortë. Ne nuk e kemi bërë ende këtë”, tha Arteta.

Skuadra e Artetës pret sot Lens në “Emirates Stadium” dhe i duhet vetëm një pikë për të kaluar në 16-she.

Ndërsa ai ende nuk ka fituar një trofe europian, Arteta e ka rikthyer Arsenal në Champions League pas një mungese shtatëvjeçare.

Në këtë ndeshje do të mungojë Fabio Vieira, i dëmtuar. Një fitore kundër kundërshtarëve francezë sot do t’i sigurojë Arsenal vendin e parë në Grupin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat