Legia e Muçit kërkon kualifikimin në “Villa Park

Futboll

Legia e Muçit kërkon kualifikimin në “Villa Park

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Që prej orës, 18:45, të kësaj të enjteje, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Conference Leauge do të nisë xhiron e pestë, të fazës së grupeve, të këtij edicioni, ku për shumë ekipe do të jetë një javë vendimtare, për të mësuar më shumë rreth të kualifikuarve për në raundin e radhës, ku padyshim pozicionimi në grup ka shumë rëndësi.

Padyshim i gjithë fokusi bie, në grupin C dhe në grupin E, për shkak të Ballkanit të Ilar Dajës, të cilët do të përballen në mitikun “Air Albania”, me çekët e Viktoria Plzen, ku padyshim objektivi kryesor janë 3 pikët, nën një atmosferë “elektrizuese”, në Tiranë, ku padyshim tifozë të pranishëm në stadium, pritet të jenë dhe tifo-grupet e Tiranës e Partizanit.

Në krahun tjetër, Legia e Ernest Muçit kërkon qoftë edhe një barazim, për të “volsur” gjithçka, përsa i përket hesapeve të kualifikimit, teksa vetëm 1 pikë mjafton, në “Villa Park” të Birmingamit, ndaj skuadrës së Aston Villa, mjafton, që 21-vjeçari i Kombëtares të bëjë një arritje të madhe në karrierën e tij.

Në përballje të tjerëa të këtij kompeticioni, spikasin sfidat Besiktas-Club Brugge, Fiorentina-Genk, Eintracht Frankfurt-PAOK, Nordsjeaelland-Fenerbahce, ndërsa skuadra e Lille do të udhëtojë drejt Ljubjanës për të përballur, në “Stadion Stozice”, me skuadrën e Redi Kasës, me të gjithë “gjigantët” e lartpërmendur, që luajnë për të “vulosur” kualifkimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat