Sylvinho: Asllani është shumë i fortë

Futboll

Sylvinho: Asllani është shumë i fortë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:04
Asllani

Trajneri i kombëtares Sylvinho në një intervistë të fundit për mediat italiane theksoi se nuk do ta këshillonte kurrë Kristjan Asllanin të largohej nga Interi.

Edhe pse mesfushori shqiptar nuk konsiderohet mes titullarëve të skuadrës zikaltër dhe e ka minutazhin të reduktuar, sërish Sylvinho thekson se për të Asllani paraqitet mjaft mirë në kombëtare dhe për të kaq mjafton.

“Nuk do ta këshilloja kurrë Asllanin që të largohej nga Inter për të kaluar në një tjetër skuadër ku do të kishte më shumë minuta.

Mua më intereson se si paraqitet ai në kombëtare dhe me ne ka treguar se është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat