Augusto: Jemi një grup i fortë

Futboll

Augusto: Jemi një grup i fortë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:11
Pamje nga një ndeshje

Karlos Augusto, anësori i Interit, foli për “Prime Video” pas barazimit 3-3 me Benfikën. “Ne e dimë që ka një grup të madh këtu, të gjithë jemi të fortë.

Unë po punoj shumë dhe po punoj për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin.

Sigurisht që e ndjej konkurrencën me Dimarkon, është normale. Në të gjitha skuadrat ka garë dhe është mirë për ekipin, kështu që të dy e ngremë nivelin.

Tani do të luajmë në stadiumin tonë për kreun e grupit, janë ndeshje shumë të ngjeshura dhe duhet të tregohemi të përqëndruar dhe me mentalitetin e duhur për të zënë vendin e parë në grup”, u shpreh braziliani që e nisi mbrëmë titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat