Ish-trajneri i Gjasulës: Çdo karton e ka merituar

Futboll

Ish-trajneri i Gjasulës: Çdo karton e ka merituar

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:11
Gjasula - djathtas

Darmshtadi i Klaus Gjasulës do të presë nesër në shtëpi skuadrën e Këlnit që ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë.

Mesfushori i Kombëtares do të përballet me ish-trajnerin e tij Stefan Baumgart, që para ndeshjes ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me Gjasulën, ku i kujton kartonët që ai ka marrë kur ishin bashkë te Padërborni në sezonin 2019-2020.

Atë vit Gjasula arriti një rekord në elitën gjermane për një lojtar, duke u ndëshkuar 17 herë në 29 ndeshje gjithsej: “Secilin karton e ka merituar”, shprehet trajneri me nota humori në lidhje me atë sezon të disa viteve më parë, ndërkohë ndër të tjera thotë:

“Skuadra e Darmshtadit luan në mënyrë agresive, por jo padrejtësisht.

Vetëm për shkak se Klausi im luan atje, automatikisht merr 15 kartonë të verdhë, edhe pse ai nuk është aspak një lojtar i padrejtë”, thotë në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Këlnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat