Kampioni i Kosovës tronditet në Tiranë

Futboll

Kampioni i Kosovës tronditet në Tiranë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 nëntor 2023 Në ora: 18:35 Përditësuar në ora: 20:38 më 30.11.2023
Pamje nga ndeshja

Ballkani nuk ia del

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Plzen i Republikës së Çekisë, në takimin e xhiros së pestë të Conference League.

Një gol i pësuar në minutën e 81-të e ka tronditur kampionin e Kosovës. 

Ballkani ka administruar lojën sidomos në pjesën e par pati mundësi për të shënuar por nuk ia doli.

Ballkani - Viktoria Plzen 0:1

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Barbu (Rumania).
Shënues: Sulc (81').
Kartona të verdhë: Manaj, Halili - Dweh.
Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuç, Trashi (Dulaj 89'), Gripshi, Berisha (Ismajlgeci 89'), Karrica (Manaj 70').
Viktoria Plzen: Baier, Paluska, Hranac, Dweh, Holik (Reznik 78'), Bucha (Hejda 90+2'), Kalvach, Sykora (Hasek 61'), Mosquera, Kliment (Traore 61'), Vlkanova (Sulc 61')

Në minutën e 13-të, Edvin Kuç goditi bukur me kokë por për fat të keq të tij, Kalvach e ka hequr topin nga vija fatale duke e dëbuar në korrne.

Karrica në minutën e 38-të nga rreth 17-18 metra dërgoi goditje të fortë dhe portieri çek mezi e shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 81-të, portieri Koliç nuk reagoi si duhet ndërsa zëvendësuesi Pavel Sulc me kokë ka shënuar për 0:1.

Plzen ka shënuar fitoren e pestë rresht duke kryesuar me 15 pikë në Grupin C, pasojnë Dinamo e Zagrebit me 6, Astana 4 dhe Ballkani me sosh.

Ballkani ka vështirësuar shumë gjasat për vend të dytë, kur kihet parasysh se sfidën e fundit do të zhvillojë në “Maksimir” ndaj Dinamos së Zagrebit.

Ballkani zhgënjen

((E plotësuar) - 4 minuta shetsë.

89' Pak shpresa.

85' Ballkani në presion.

Ballkani - Viktoria Plzen 0:1

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Barbu (Rumania).

Shënues: Sulc (81').

Kartona të verdhë: Manaj - Dweh.

Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuç, Trashi (Dulaj 89'), Gripshi, Berisha (Ismajlgeci 89'), Karrica (Manaj 70').

Viktoria Plzen: Baier, Paluska, Hranac, Dweh, Holik (Reznik 78'), Bucha (Hejda 90+2'), Kalvach, Sykora (Hasek 61'), Mosquera, Kliment (Traore 61'), Vlkanova (Sulc 61')

81' Portieri Koliç nuk reagoi si duhet ndërsa Pavel Sulc me kokë ka shënuar për 0:1.

80' Edhe pak minuta na ndajnë nga fundi i ndeshjes.

76' Rezultati baras nuk i konvenon Ballkanit.

72' Ballkani po luan mirë

.67' Ballkani po dominon por nuk po krijon raste.

63' Rezultati është ai  fillimit.

57' Lojë mesatare.

53' Plzen po rrezikon në drejtim të portës së kampionit të Kosovës.49' Ballkani nuk po e gjen golin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45' Ballkani më i mirë.

43' Edhe Plzeni i rrezikshëm.38' Karrica nga 17-18 metra dërgon goditje të fortë dhe portieri çek mezi e shpëtoi portën e tij.

34' Gripshi e Berisha po tentojnë por pa sukses deri me tash.

Ballkani - Viktoria Plzen 0:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Barbu (Rumania).

Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuç, Trashi, Gripshi, Berisha, Karrica.

Viktoria Plzen: Baier, Paluska, Hranac, Dweh, Holik, Bucha, Kalvach, Sykora, Mosquera, Kliment, Vlkanova.

31' Ballkani po e kërkon golin me ngulm.

26' Ballkani po orvatet pr pa sukses deri me tash.

22' Ballkani po e dominon lojën.

18' Nuk ka ende gola.

13' Kuç godet bukur me kokë por për fat të keq të tij, Kalvach e ka hequr topin nga vija fatale duke e dëbuar në korrne.8' Ballkani ka shtuar presionin.

5' Firtoja e Dinamos në Astana një presion për Ballkanin.

3' Lojë e baraspeshuar.

1' Fillon ndeshja.

Gati për sfidën e madhe.

Ballkani për fitore

Formacionet e Ballkani-Plzen, Ilir Daja zgjedh 11 “luftëtarët” e “Air Albania”-s!

Ilir Daja ka përzgjedhur formacionin zyrtar të Ballkanit për duelin ndaj Viktoria Plzen në “Air Albania”. I vlefshëm për raundin e parafundit në grupin C të Conference League.

Kampionët e Kosovës synojnë fitoren në Tiranë përballë çekëve, të cilët kanë siguruar kualifikimin.

Dueli Ballkani-Plzen do të transmetohet live në SuperSport 2 (18:45).

Ballkani-Viktoria Plzen, formacionet zyrtare

Ballkani do ta zhvillojë sot sfidën e pestë në Grupin C të Ligës së Konferencës, ku do të ballafaqohet me Viktoria Plzen.

Skuadrës nga Suhareka i nevojitet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, në të kundërtën, gjithçka do të merr fund sa i përket garave evropiane.

Ballkani ka katër pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Astana në të dytin, kurse Plzen është lider i tabelës me 12 pikë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Ilir Daja e di se duhet të fitojnë

Ballkani do të përballet sot (30 nëntor) me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, pasi stadiumi i vetëm për ndeshje ndërkombëtare në Kosovë, “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar procesit të rinovimit të detyruar nga UEFA.

Ilir Daja e di se duhet të fitojnë me patjetër për të shpresuar në kalimin e fazës së eliminimit direkt.

Në anën tjetër, Plzeni tashmë e ka siguruar kalimin në rrethin tjetër dhe nuk do të ketë presionin e fitores me çdo kusht.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuç, Trashi, Gripshi, Berisha, Karrica.

Viktoria Plzen: Baier, Paluska, Hranac, Dweh, Holik, Bucha, Kalvach, Sykora, Mosquera, Kliment, Vlkanova.

Ballkani në presion të fitores

Ballkani në presion të fitores!

Ballkani luan sot ndeshjen e pestë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, teksa pret Viktoria Plzen në Tiranë.

Ndeshja u zhvendos në “Air Albania” për shkak të kushteve të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe për kampionët e Kosovës nuk ka alternativë tjetër veç fitores.

Ballkani ka siguruar deri tani 4 pikë, por që të mbajë gjallë shanset e kualifikimit të mëtejshëm, i duhet medoemos që të marrë maksimumin përballë skuadrës çeke, e cila falë fitoreve të të gjitha ndeshjeve deri më sot, ka siguruar kualifikimin dhe për më tepër si skuadra e parë e Grupit C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat