Bellingham po shkruan historinë te Real Madrid

Futboll

Bellingham po shkruan historinë te Real Madrid

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Bellingham

Loja është kolektive, por disa shkëlqejnë më shumë, madje tepër fort.

Njëri prej atyre që po verbon sytë e tifozëve të futbollit është Jude Bellingham, talenti 20-vjeçar anglez që po habit edhe në një klub kaq të madh sa Reali.

Pas vetëm pak muajve, atë po e krahasojnë me legjendat Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldo. Madrilenët kaluan me sukses 4-2 një sfidë të vështirë ndaj Napolit, dhe ndonëse kanë ditur edhe më parë t’ia dalin, sërish këtë herë merita e anglezit ishte e madhe.

Ai shënoi gol dhe shërbeu asist, u bë i pari lojtar që shënon në 4 ndeshjet e tij të para në Champions League

E përditshmja “Marca”, i bëri një nder të madh: I kishte munguar vetëm të vishte këpucët e Zidanit! Belingham veshi pikërisht këpucët e zeza Adidas, me të cilat Zizu shënoi golin e mrekullueshëm ndaj Leverkusenit në finalen e Championit në 2002, ndoshta më i bukuri i kësaj kupe.

Gjithsesi, tek Reali shkëlqyen edhe të tjerë. I riu Niko Paz debutoi me gol, ndërsa Rodrygo po ashtu realizoi shumë bukur.

Trajneri Carlo Ancelotti u pyet sesa është mahnitur nga Bellinghami?

“Ai habit çdo ditë, habit në çdo ndeshje. Po habit gjithë botën, është një dhuratë për futbollin.

Trajneri i Realit dhe tifozët janë të mrekulluar nga ai. Gjithsesi, mendoj se e gjithë bota po mahnitet duke parë një djalë kaq të ri, me këtë potencial dhe që është kaq pozitiv”.

Reali siguron vendin e parë në grupin C, ndërsa Napoli duhet të garantojë kualifikimin ndaj Bragës, me humbjen që është e ndaluar.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat