Muçi shënoi gol të bukur por nuk i kreu punë Legia-s në Birmingham

Futboll

Muçi shënoi gol të bukur por nuk i kreu punë Legia-s në Birmingham

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:54
Muçi

Legia ka pësuar humbje në Birmingham me rezultat 2:1 nga Aston Villa.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shënuar gol të bukur në minutën e 20-të.

Muçi nga rreth 15 metra si anash, goditi bukur e duke plasuar topin në këndin e epëm të majtë, 1:1.

Për vendasit shënuan Diaby (4'), Moreno (59') dhe për mysafirët realizoi Muçi (20').

Në Grupin E të Conference League, Aston Villa kryeson me 12 pikë, pasojnë Legia me 6, AZ Alkmaar 6, Zrinjski 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat