Klopp: Kishte gjera të mira, por kishte edhe gjëra që nuk më pëlqyen

Futboll

Klopp: Kishte gjera të mira, por kishte edhe gjëra që nuk më pëlqyen

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:08
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj LASK, por ai kërkon akoma më shumë nga të besuarit e tij.

“The Reds” tashmë janë kualifikuar në rundin tjetër të Ligës së Evropës. Strategu gjerman pas ndeshjes tha se kishte gjera të mira, por sipas tij, kishte edhe gjera jo të mira.

“Kishte shumë gjëra të mira, por ishin dhe disa gjëra që nuk më pëlqyen, por kështu është në futboll”, ka thënë Klopp.

“Gjithmonë e themi se ende duhet të rritemi. Duhet të them se në mbrojtje ishim shumë të mirë. Ne ishim solid dhe kjo është e rëndësishme. Ne vërtet ishim të mirë në shumë momente”, ka theksuar tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat