Klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

Futboll

Klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Rinovim te Bochumi. Drejtuesit e klubit të Bundesligës kanë zgjatur bashkëpunimin me trajnerin Thomas Letsch.

55-vjeçari ka firmosur deri në qershorin e vitit 2026 me The Blues. Letsch qëndron në pankinë prej shtatorit të vitit të kaluar.

“Për mua është dhe mbetet një privilegj të jem në gjendje të jem trajner i VfL Bochum në të ardhmen.

Ky është vendi i duhur për mua. Qyteti i Bochumit, klubi dhe njerëzit e mrekullueshëm që janë këtu.

Dua të falënderoj në veçanti ata që më kanë dhënë këtë besimin e tyre. Nga drejtuesit te kolegët e mi, ekipi dhe tifozët e mrekullueshëm.

Kohezion, punë e ndershme dhe e palodhur: kjo është ajo që dallon Bochumin. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve”, u shpreh Letsch.

Skuadra gjermane renditet në vendin e pestë nga fundi në Bundesliga me 10 pikë të grumbulluara në 12 javët e para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat