Klopp shtang bardhezinjtë

Futboll

Klopp shtang bardhezinjtë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 15:43
Jurgen Klopp

Juventus interesihet prej disa kohësh për Khephren Thuram, mesfushori i të Nicës, por edhe Liverpool-i e pëlqen atë.

Pikërisht nga Anglia ka ardhur një lajm i rëndësishëm me Jurgen Klopp, i cili duket se ka dhënën dritën jeshile për operacionin.

Sipas asaj që raportoi “Team Talk”, trajneri gjerman do t’i kishte thënë po operacionit që do ta dërgonte francezin në Anfield Road për 45 milionë euro.

Një shifër e rëndësishme, sidomos në merkaton e janarit, që do të nxirrte Juventusin nga gara.

Juventusi nuk është dorëzuar ende, por ndërhyrja e Liverpool-it të Klopp mund ta shtyjë mesfushorin drejt Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat