I del në mbrojtje te Alegri

Futboll

I del në mbrojtje te Alegri

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:04
Pamje nga një ndeshje

Sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahoviç ka folur së fundmi për trajnerin Masimiliano Alegri-n.

Në një intervistë për mediet italiane, ai theksoi se tekniku italian dëshiron vetëm fitore në çdo ndeshje.

“Ai ka një mentalitet fitues që arrin të na e transmetojë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, si unë.

Kjo gjë është shumë e mirë, pasi ndihmon të rritesh në mentalitet.

Allegri është një trajner fitues dhe të kesh dikë si ai në stol është një ndihmë e madhe.

Kjo është gjëja që më pëlqeu menjëherë tek ai,” deklaroi Vlahoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat