De Zerbi merr lajmin e mirë pas kualifikimit

Futboll

De Zerbi merr lajmin e mirë pas kualifikimit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:41
De Zerbi

Roberto De Zerbin e pret rinovimi i kontratës. Te Brighton janë të kënaqur me punën e trajnerit italian. Dhe drejtuesit po përgatitin zgjatjen e bashkëpunimit me të.

44-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me klubin e Premier League, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është vetëm 10 mln paund. Shumë që do të rritet ndjeshëm në marrëveshjen e re mes palëve.

Emri i tij është lidhur me stolet e klubeve si Real Madrid në La Liga dhe Napoli në Serie A, por jo vetëm.

De Zerbi po bën një punë fantastike në pankinën e Brightonin.

Sezoni i fundit u mbyll në vendin e gjashtë, duke sjellë kualifikimin e parë në histori në kompeticionet europiane.

Skuadra vijon të prodhojë futboll të bukur sulmues edhe këtë edicion. Brighton renditet përkohësisht në vendin e tetë. Duke qenë 6 pikë larg zonës Champions.

Ndërkohë, “Pulëbardhat” siguruan të enjten në mbrëmjes pas fitores 0-1 në Athinë kundër AEK-ut kualifikimin në grupin B të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat