Ancelotti: Jam ende në ‘muajin e mjaltit’ me Real Madridin

Futboll

Ancelotti: Jam ende në ‘muajin e mjaltit’ me Real Madridin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Ancelotti

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u ndal edhe te merkatoja e janarit:

“Një sulmues në afatin kalimtar të dimrit? Qasja që klubi ka adoptuar është fantastike dhe rezultatet po e vërtetojnë këtë.

E ardhmja e Kroos? Vendimi nëse do të vazhdojë apo jo do të merret nga ai. Toni është shumë i dashur këtu dhe e di mirë këtë. Ai vazhdon me lojën e tij të zakonshme, shkon shumë mirë me të gjithë shokët e skuadrës”.

Trajneri merengues vazhdoi më tej: “Për mua është një moment pozitiv. Në planin personal vërej shumë dashuri nga të gjithë, por duhet të jem i kujdesshëm, sepse do të vijë momenti i vështirë apo delikat. Duhet të përgatitemi edhe për të keqen, sidoqoftë unë jam ende në muajin e mjaltit me Real Madridin”.

Ancelotti për Bellingham – Jude Bellingham po konfirmon të gjithë talentin e tij të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të parë të sezonit. Në mënyrë të pashmangshme sulmuesi anglez krahasohet me shumë legjenda të futbollit. Pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, Real Madridi rikthehet në fushë ndaj Granadës.

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve për Bellingham, i cili, siç u përmend, krahasohet me shumë emra të mëdhenj të së shkuarës. Megjithatë, trajneri italian nuk kishte frikë të pranonte se anglezi i kujton një lojtar specifik, që e kishte nën urdhrat e tij. Ai nuk është Di Stefano, Johann Cruyff dhe Zinedine Zidane:

“Bellingham? Ai më befasoi si kur pashë Kakà për herë të parë. Unë nuk e pashë Di Stéfano të luante.

Pashë Cruyff dhe Zidane duke luajtur dhe mendoj se me Bellingham isha po aq i befasuar sa kur pashë Kakà për herë të parë.

Po, Jude ka gjëra të Kakà. Nuk po them se ata janë e njëjta gjë, por kanë gjëra të përbashkëta"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat