Baggio: Do të doja ta riluaja finalen Itali - Brazil

Futboll

Baggio: Do të doja ta riluaja finalen Itali - Brazil

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:25
Baggio

I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Corriere della Sera”, Roberto Baggio ka folur se cilat ndeshje do të dëshironte t’i luante sërish në karrierën e tij: “Finalen e Botërorit 1994, Itali-Brazil. Nuk mund ta harroj. Po, do të doja për ta luajtur sërish atë.

Në atë finale kemi mbërritur pak të lodhur, kishim luajtur kohë shtesë kundër Nigerisë dhe gjysmë ore më shumë. Në ato temperatura janë gjëra që të dërrmojnë.

Nëse do të kishim qenë më të kthjellët ndoshta do të rezultonte një ndeshje tjetër.

Çfarë mendova pas gabimit nga penalltia?

Po kërkoja një lopatë, doja të varrosja veten. Oh, nëna ime: Ju nuk mund t’i fshini gjëra të tilla! E kisha ëndërruar dhe imagjinuar shumë herë atë ndeshje Itali-Brazil, kur isha fëmijë.

Isha 3 vjeç, por nuk mund ta harroja humbjen e vitit 1970. Doja të hakmerresha për Rivën dhe të tjerët. Ishte ëndrra ime, me të vërtetë. Dhe kur mbaroi kështu, bota u shemb rreth meje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat