Gjilani turpëron Lirinë në Prizren

Futboll

Gjilani turpëron Lirinë në Prizren

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Gjilani

Liria e Prizrenit është turpëruar si vendas me rezultat 4:0 nga Gjilani.

Gjilani ka treguar lojë të madhe duke ngadhënjyer bindshëm dhe është fitorja më bindëse në këtë edicion për ta.

Ndeshja ka qenë e vlefshme e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Bashaj shënoi nga penalltia në minutën e 26-të e Eriq nga gjuajtja e lirë në atë të 29-tën. 

Eriq në minutën e 31-të thellon epërsinë në 0:3.

Cale në minutën e 85- shënoi për 0:4.

Zenunaj në minutën e 25-të u përjashtua nga loja duke lënë Lirinë me një lojtar me pak në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Liria është në fund me 9 pikë dhe Gjilani në pozitën e gjashtë  me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat