Totti: Ndonjëherë e shoh veten futbollist në Youtube

Futboll

Totti: Ndonjëherë e shoh veten futbollist në Youtube

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:37
Totti

“A do të kisha dashur të isha trajnuar nga Mourinho? Po, do të më pëlqente.

Siç e kam thënë gjithmonë, do të kisha dashur të isha trajnuar nga Mourinho në karrierën time”. Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës, rrëfen ëndrrën e tij (të paplotësuar) në mikrofonat e “Radio TV Serie A”.

“Më mirë Totti-Batistuta apo Lukaku-Dybala? Do t’i kisha bashkuar të katër. Me ta do të kishte qenë një Romë mjaft sulmuese. Çfarë i mungon Romës aktuale? Vazhdimësia e rezultateve, ka luhatje në këtë drejtim.

Të kesh një trajner të madh është shumë e mirë, por mendoj se në fund të fundit gjithçka varet nga lojtarët, – shtoi Totti, i cili për golin më të mirë të shënuar në karrierën e tij tha: – Më ndodh të rishikoj veprimet e mia si futbollist më të mira në YouTube.

Goli më i mirë? Nuk është e lehtë kjo zgjedhje. Mendoj se më të mirët janë ata të shënuar në Genoa dhe Milano, goli kundër Sampdorias dhe Julio Cesar. Janë dy gola të bukur, edhe pse krejtësisht të ndryshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat