Bylisi pa rivalë, Flamurtari thyen Kastriotin

Futboll

Bylisi pa rivalë, Flamurtari thyen Kastriotin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:19
Pamje nga ndeshja

Bylisi nuk ndalet as në Berat në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Flamurtari rigjen fitoren pas ndryshimit të trajnerit. Skuadra ballshiote triumfoi 0-2 kundër Tomorit, ekip që luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Hysenit pas gjysmë ore lojë.

Bylisi zgjidhi gjithçka në fraksionin e dytë të takimit, duke shënuar me Kasajn dhe Eminin. Me suksesin e sotëm, ballshiotët janë ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke mos patur rivalë për kreun e renditjes.

Flamurtari mposhti 1-0 Kastriotin, sfidë që u vendos nga goli i brazilianit Alexandre në mesin e pjesës së parë. Rikthim me tri pikë për Dritan Resulin, ndërkohë që kuqezinjtë nga Vlora janë ngjitur në vendin e dytë me 27 pikë.

Pa fitues dhe pa gola u mbyllën tri takimet e tjera të ditës së sotme: Besa-Apolonia, Burreli-Vora dhe Korabi-Luzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat