Kleis Bozhanaj vendos derbin emilian

Futboll

Kleis Bozhanaj vendos derbin emilian

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:46
Kleis Bozhanaj

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë Reggianas së Alessandro Nestës.

22-vjeçari nga Tirana u fut në fushë në minutën e 64’ kur rezultati ishte 1-1.

Dhe 6 minuta më vonë realizoi një gol shumë të bukur, duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në “Stadio Alberto Braglia”.

Ky ishte goli i dytë sezonal për Bozhanajn, ndërkohë që Modena ndan vendin e katërt me Cremonesen. Duke vijuar të mbajë gjallë ëndrrën për t’u rikthyer në elitën e futbollit italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat