Skënderbeu “blindohet” mes katërshes së parë

Futboll

Skënderbeu “blindohet” mes katërshes së parë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:27
Skënderbeu

Skënderbeu e konfirmon veten pretendent për të luajtur në fund të kampionatit në “Final Four”.

Skuadra korçare mposhti 1-0 në shtëpi Erzenin dhe shkon në kuotën e 21 pikëve, aq sa ka grumbulluar Tirana (një ndeshje më pak) dhe katër më shumë se Vllaznia.

Ndeshjen në stadiumin Skënderbeu e shënoi 21-vjeçari nigerian, Ahanonu, në minutën e 30-të.

Edhe pse nuk munguan rastet në të dyja portat, rezultati nuk ndryshoi më gjatë pjesës së mbetur të lojës.

Erzeni mund të rrëshqasë në vendin e parafundit në përfundim të javës së 14-të, nëse Laçi dhe Kukësi i fitojnë takimet respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat