Lecce barazon në fund! Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë

Futboll

Lecce barazon në fund! Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Lecce para shikuesve të vet ka zhgënjyer duke barazuar me rezultat 1:1 me Bolognan, në takimin e javës së 14-të të Serie A.

Futbollisti Ylber Ramadani si zakonisht është paraqitur nga minuta e parë për Leccen, u cili është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesë ë parë.

Futbollisti Lykogiannis në minutën e 68-të ka shënuar për 0:1 për Bolognan.

Roberto Piccoli nga penalltia ka barazuar 1:1 në minutën e 90+10. 

Ramadani është zëvendësuar në minutën e 77-të.

Bologna renditet në vend të pestë me 22 pikë dhe Lecce është në të 13-tin me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat