Shkupi fiton derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Shkupi fiton derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Pamje nga ndeshja

Shkupi ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh shqiptar në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

Shkupjanët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Shkëndijes së Tetovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Çair.

Shkupi shkëputet në krye dhe ka tre pikë më shumë se Shkëndija.

Futbollisti Kristijan Trapanovski në minutën e 17-të ka realizuar për triumfin e madh.

Shkupi kryeson me 35 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 33, Shkëndija 32 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat