Nuk ka fitues në Kukës

Futboll

Nuk ka fitues në Kukës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Pamje nga ndeshja

Kukësi dhe Teuta janë ndarë në një barazim pa gola në “Kukës Arena”, një rezultat më së shumti i shërbeu vendasve.

Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan.

Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36’ Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, skuadrat provuan të reagonin, por pa mundur të shkaktonin shkëndija të rrezikshme për portierët.

Kështu Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7-ë me 16 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat