Lille fiton, Zhegrova 88 minuta! Metz dështon në dy penallti

Futboll

Lille fiton, Zhegrova 88 minuta! Metz dështon në dy penallti

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 19:05
Zhegrova feston me shokën e tij

Lille ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit Metz, në kuadër të kampionatit francez.

Edon Zhegrova është paraqitur 88 minuta në fitoren e Lilles. 

Golat i realizuan Yazici (45+1') e David (45+5' - nga penalltia).

Metz pati dy mundësi reale por të dy penalltitë i humbën futbollistët e saj.

Elison dështoi nga penalltia në minutën e 29-të po ashtu edhe Camara nuk realizoi nga penalltia në minutën e 55-të.

Pas javës së 14-të, Lille renditet në vend të 4-të me 26 pikë e Metz në të dhjetin me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat