Krisje e re te Manchester United? Martial “përplaset” me Ten Hag

Futboll

Krisje e re te Manchester United? Martial “përplaset” me Ten Hag

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Martial dhe Ten Hag

Manchester United është në një tjetër sezon për t’u harruar. Në Champions League vetëm teoria i çon në fazën eliminatore dhe në Premier League janë të shtatët.

Në ndeshjen e së shtunës ndaj Newcastle në transfertë, ata u mposhtën minimalisht dhe duke pasur parasysh lojën që zhvilluan, duhet të jenë të kënaqur me atë rezultat. Mediat angleze shkruajnë se gjatë ndeshjes ka pasur një debat mes trajnerit Ten Hag dhe Anthony Martial.

Trajneri holandez u revoltua me sulmuesin francez në mesin e pjesës së parë pasi ai nuk u kthye në mbrojtje dhe në minutën e 60’ në vend të tij u aktivizua Hojlund. Martial i tërbuar nga zëvendësimi u largua drejt stoli dhe as sytë nuk ia hodhi trajnerit të tij.

Legjenda e United, Roy Keane e ktheu vëmendjen te Martial.

“Ne e falim Martial sepse ai shënon një gol çdo 14 vjet. Unë do të them vetëm një gjë, nëse Newcastle na vë nën presion, më mirë të marrësh topin, të ndihmosh skuadrën të ngrihet dhe të krijosh hapësira.

Çfarë bëri Martial? Ai preku topin dhe e dorëzoi lehtësisht. Një ekip gjykohet gjithmonë nga mënyra se si ai luan në ndeshje të mëdha. Nëse Martial nuk është i aftë për këtë, atëherë ndoshta ai nuk duhet të jetë një lojtar i Manchester United”, tha Keane për “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat