Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Futboll

Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:45
Kane

Sulmuesi i Bayern Munich dhe Anglisë, Harry Kane ka zbuluar mbrojtësit më të vështirë me të cilët është ballafaquar në karrierën e tij.

Për dhjetë vitet e fundit, Kane ka qenë njëri ndër sulmuesit më të spikatur në botën e futbollit, duke dhuruar vazhdimisht paraqitje të mira, për klubin dhe kombëtaren.

Anglezi u largua nga Tottenhami aty ku u formësua si futbollist dhe iu bashkua gjatë verës gjigantit gjerman Bayern Munich.

Në një intervistë për EPSN, Kane ka listuar Giorgio Chiellinin dhe legjendën e Chelseat, John Terry si dy prej mbrojtësve më të vështirë me të cilët është ballafaquar.

“Mbrojtësit më të vështirë me të cilët jam ballafaquar? Po, jam përballur me John Terryn në vitet e hershme të karrierës sime dhe gjithmonë kam menduar se ai është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Shumë i zgjuar, shumë inteligjent. Dhe pastaj, Chiellini, ju e dini, ndaj Italisë, ndaj Juventusit. Ai ishte shumë i zgjuar po ashtu, shumë i fortë, i mirë në ajër, kështu që do të shkoj me këta dy”, ka thënë Kane.

John Terry do të mbahet mend si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Ligës Premier, teksa sukeset e tij janë arritur nga vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve.

Ndërkohë, Chiellini është ende një futbollist aktiv dhe luan në Los Angeles Galaxy në Amerikë dhe konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të zgjuar dhe më të mirë fizikisht në histori të kësaj loje.

Kane do të rikthehet në aksion të shtunën e 9 dhjetorit, kur Bayern do të përballet me Eintracht Frankfurtit në përpjekje për të mbajtur hapin me liderin Bayer Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat