Ultras “Ujqit” i reagojnë Ismet Munishit: Ti ‘trajner’ i nderuar, vazhdo e na ofendo nga studiot

Futboll

Ultras “Ujqit” i reagojnë Ismet Munishit: Ti ‘trajner’ i nderuar, vazhdo e na ofendo nga studiot

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Ismet Munishi

Ultras “Ujqit” reagojnë ndaj Ismet Munishit, që para pak ditësh ka dhënë dorëheqje nga klubi i futbollit Ferizaj. 
Munishi pati dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta dhe çuditërisht pas largimit të tij, Ferizaj këndellet e vargon pesë fitore rresht duke u ngritur në vend të tretë me 29 pikë, ka 2 pikë me pak se kampioni vjeshtor i Ligës Parë të Kosovës, Grup B, Vjosa e Shtimes.

“Ismet Munishi, vetëm borxhe nuk të ka FC Ferizaj

“Ujqit” kanë mbetur të zhgënjyer dhe ofenduar nga deklaratat e ish-trajnerit, Ismet Munishi, i cili në një emision sportiv ka përdorur fjalë fyese ndaj klubit tonë të zemrës, FC Ferizaj. 

Ne si tifozëri nuk kemi qenë aq optimist për emërimin tënd në krye të ekipit prej fillimit. 

Në shenjë dashurie për ngjyrat e klubit, ne kemi heshtur dhe kemi ofruar mbështetje të parezervë. 
Zotëri Munishi, ne nuk do ta kthejmë me gjuhën e njëjtë. FC Ferizaj nuk të ka asgjë borxh. Të ka përkrahur vazhdimisht, anipse pakënaqësia ndaj punës tënde ishte në rritje prej javëve të para nga i gjithë qyteti.

Ti ‘trajner’ i nderuar, vazhdo e na ofendo nga studiot televizive, në rolin e analistit sepse kjo është puna që ti di ta bësh më së miri. 

UJQIT mbesin shumë të kënaqur me ndryshimet në klub dhe i qëndrojnë afër secilit vendim të klubit, secilën herë e çdo herë”,reagojnë “Ujqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat