Inzaghi merr lajme të mira

Futboll

Inzaghi merr lajme të mira

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Inzaghi

Pas fitores ndaj Napoli, trajneri i Inter, Simone Inzaghi ka lënë për 24 orë të lirë skuadrën, e cila sot rinis përgatitjen për ndeshjen ne radhës në kampionat, atë ndaj Udinese. Për trajnerin Simone Inzaghi vijnë lajme të mira edhe nga infermieria.

Mbrojtësi Alessandro Bastoni ka rikuperuar 100% nga dëmtimi që pësoi në kombëtare. Është vetë mbrojtësi 24-vjeçar ai që ka konfirmuar se do të jetë rregullisht në fushë këtë fundjavë. Bastoni sot ka rinisur stërvitjen me grupin.

Pranë rikuperimit janë edhe dy futbollistë të tjerë, De Vrij dhe Dumfries.

Për këta të dy, mjekët do të japin një përgjigje më të saktë në mesjavë, kur të kryejnë edhe vizitat mjekësore të radhës, sipas planifikimit. Vetëm të enjten do të mësohet nëse do të luajnë apo jo këtë fundjavë.

Gjasat janë që Dumfries të jetë gati dhe mund të luajë edhe si zëvendësues, ndërsa për De Vrij mund të ketë edhe një javë pushim. Për sa i përket Pavard, francezi ka hequr sot fashën mbrojtëse në gju dhe pritet të nisë fazën tjetër të rehabilitimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat