Katër klube të njohura evropiane interesohen për Mike Maignan

Futboll

Katër klube të njohura evropiane interesohen për Mike Maignan

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Maignan

Francezi ka ditur ta shpëtojë shpesh Milanin nga humbja me pritjet e tij të jashtëzakonshme.

Ai dëshiron të qëndrojë në San Siro, por palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Maignan ka kërkuar një rritje të konsiderueshme të rrogës, ndërsa për momentin portieri dhe klubi e kanë zgjedhur heshtjen dhe po mundohen ta gjejnë në qetësi një marrëveshje, shkruan “FootMercato”.

Raportohet po gjatë verës së ardhshme, disa klube do t’ia mësyjnë ish-portierit të Lillet, për të cilin duhet t’i paguajnë rreth 70 milionë euro për ta “larguar” nga San Siro.

Paris Saint-Germaini është njëri prej klubeve të interesuar për portierin e Milanit, të cilit ia kishte marrë edhe portierin Gianluigi Donnarumma, i cili ka dështuar ta bind trajnerin Luis Enrique.

Italiani u përjashtua në ndeshje me Le Havre, ndërsa ndihmësi i tij Arnau Tenas, i cili impresionoi në atë lojë.

Bayerni është edhe një klub që e do portierin Maignan, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Manuel Neuer, i cili po shkon drejt pensionimit.

Ndërkohë, klubi i tretë që ka shfaqur interesim për portierin e Milanit është Manchester United, i cili ka mbetur i dëshpëruar me paraqitjet dhe me gabimet trashanike e amatoreske të portierit Andre Onana, i cili paraprakisht kishte shkëlqyer në fanellën e Interit.

Edhe klubi tjetër i Premierligës, Chelsea, është duke e monitoruar me kujdes situatën e portierit stabil, për të intervenuar në momentin e duhur nëse është e nevojshme.

Maignan është i vetmi portier në pesë ligat më të forta evropiane që e ka dhuruar së paku një asistim në tri sezone radhazi, ndërsa është po ashtu asistuesi më i mirë ndër portier që nga sezoni 2004/04, sipas “Opta”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat