Roma merr vendimin final për Jose Mourinhon

Futboll

Roma merr vendimin final për Jose Mourinhon

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Mourinho

Jose Mourinho rrezikonte shkarkimin përpara disa javësh nga Roma, me klubin që nuk dukej i kënaqur nga rezultatet e fundit.

Por fitoret e njëpasnjëshme dhe futja në garë për një vend në Ligën e Kampionëve duket se kanë bërë që verdhekuqtë të ndryshojnë mendje.

Në Itali janë të sigurt se Roma do t’ia besojë stolin 60-vjeçarit deri në fund të sezonit, atëherë kur përfundon dhe kontrata e tij.

Më pas do të shihet vazhdimësia në rezultate dhe dëshira e portugezit nëse do të vazhdojë me kryeqytetasit ose jo, edhe pse kjo gjë duket pak e vështirë të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat