Përfundon gjyqi për Orges Shehin

Futboll

Përfundon gjyqi për Orges Shehin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:45
Orges Shehi - majtas

Orges Shehi u largua nga Tirana, me drejtuesit që theksonin se  trajneri ishte i pezulluar, ndërsa nga krahu tjetër durrsaku  e konsideron vetëm të shkarkuar. Kjo situatë ka shkuar në Dhomën e Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Ish-timonieri bardheblu kërkon që të jetë i lirë dhe të zgjidhë kontratën që e mban të lidhur me kryeqytetasit.

Ka përfunduar  seanca dhe Shehi ka dalë nga ambientet e FSHF-së dhe është larguar me makinën e tij. Durrsaku shpreson që të lirohet sa më shpejt nga kontrata me Tiranën.

Kujtojmë se që prej largimti bag Tirana është përfolur gjërë e gjatë për një interesim nga ana e Partizanit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe se cili do të jetë vendi i i Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat