Dinamo pret Orikun në Arbanë

Futboll

Dinamo pret Orikun në Arbanë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Pasi ka rigjetur veten në kampionat, Dinamo do të presë nesër Orikun për Kupën e Shqipërisë, ku blutë kanë ambicie për të shkuar sa më larg. Takimi me skuadrën e Kategorisë së Dytë do të luhet në fushën e kompleksit Dinamo, në Arbanë, në orën 13:00.

Situata e përmirësuar në kampionat i lejon skuadrës së Dritan Mehmetit të përqendrohet edhe në ndeshjet e Kupës, ku blutë synojnë të bëjnë më mirë se vitin e kaluar, kur u eliminuan në raundin e dytë nga Kastrioti.

Dinamo është favorite në letër përballë Orikut, skuadër që luan në grupin B të kategorisë së dytë, ku ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura.

Dinamo është 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, por ky trofe i mungon që nga 2003. Në Kategorinë Superiore blutë vijnë nga gjashtë rezultate pozitive radhazi, të përfshijnë tri fitore e tre barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat