​Guardiola thotë se City do ta fitojë sërish Premier Ligën

Futboll

​Guardiola thotë se City do ta fitojë sërish Premier Ligën

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:41
Guardiola

Pep Guardiola beson qe skuadra e tij, Manchester City do ta fitojë sërish Premier Ligën.

Guardiola beson se City mund të bëhet sërish kampion anglez, nëse tregon paraqitje si ajo ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit.

“Nëse më pyesni sot, ndjenja ime është që ne do ta fitojmë Premier Ligën. Nëse luajmë në nivelet që i treguam kundër Liverpoolit dhe Tottenhamit, ne do ta bëjmë këtë sërish, duke e ditur se nuk është e lehtë sigurisht”, tha Guardiola.

Momentalisht, City zë vendin e tretë në Premier Ligë në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Liverpooli në vendin e dytë, dhe tri më pak se lideri i tabelës, Arsenali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat