Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

Futboll

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:41
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali, pasi zërat e merkatos për mesfushorin shqiptar nuk mbarojnë kurrë. Mosaktivizimi i tij si titullar te Interi, ka bërë që emri i lojtarit të qarkullojë përsëri në mediat italiane si një futbollist i cili mund të huazohet nga zikaltrit në janar.

Asllani kërkon të luajë më rregullisht ndaj edhe shihet si një opsion i mundshëm për klube të Serisë A që janë të gatshëm t’i besojnë atij regjisë. Emri që ka qarkulluar vazhdimisht për mesfushorin është Fiorentina, e interesuar për shërbimet e tij edhe para se të transferohej te Interi. Ky variant është përsëritur edhe këto ditë në mediat italiane.

Ndërkohë, së fundmi ka dalë në skenë një opsion interesant. Empoli, klubi ku u rrit futbollisti, ka filluar të diskutoje një kthim të tijin në huazim për pjesën e dytë të këtij edicioni. Një marrëveshje mund t’u interesonte të gjitha palëve, pasi Asllani do të gjente minutat që i duhen në këtë periudhë të formimit të tij futbollistik.

Ndërsa edhe Empoli do të kishte një lojtar të cilësisë së jashtëzakonshme në mesfushë, ku ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat