​Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

Futboll

​Juventusi pezullon bisedimet për Sanchon

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:17
Jadon Sancho

Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka pezulluar bisedimet për të nënshkruar Jadon Sanchon pasi që anësori i Manchester United është një alternativë e shtrenjtë.

Ndërkaq, si opsion më i lirë për “Zonjën e Vjetër” duket të jetë Georgiy Sudakov.

Juventusi pritet që të ketë përforcime në mesfushë në muajin janar, por Max Allegri ka mundësi që edhe ta përforcojë repartin e sulmit.

Juventusi momentalisht është duke përcjellë disa profile të ndryshme të lojtarëve, veçanërisht Jadon Sanchon dhe Domenico Berardi.

Sidoqoftë, Sancho momentalisht është shumë i shtrenjtë për “Zonjën e Vjetër”, që po përballet me një buxhet të shkurtuar këtë merkato dimërore, pavarësisht një injektimi të fundit me fonde.

Në të njëjtën kohë, Berardi thuhet se është objektivi kryesor i Juventusit në sulm, por Sassuolo nuk dëshiron të shesë yllin e tyre në janar dhe do të kërkojë një tarifë të lartë të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë për një lojtar që do të mbushë 30 vjeç vitin e ardhshëm.

Prandaj, bardhezinjtë mund të tentojnë të marrin Sudakov nga Shakhtar në afatin kalimtar të dimrit.

Një anësor i gjithanshëm 21-vjeçar, çmimi i Sudakov është rreth 25 milionë euro dhe paga e tij është e përballueshme për gjigantin e Serie A.

Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli e ka ndjekur Sudakovin prej disa muajsh, përfshirë edhe paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren e Ukrainës kundër Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat