Shoku i skuadrës së Uzunit kryen vizitat mjekësore me Bayernin

Futboll

Shoku i skuadrës së Uzunit kryen vizitat mjekësore me Bayernin

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:48
Granada

Bayern Munih kryen goditjen e parë të merkatos, por jo për atë të janarit.

Bavarezët kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me klubin e Granadës për nënshkrimin e Bryan Zaragozas.

Drejtuesit gjermanë kanë pranuar të paguajnë klauzolën prej 15 milionë euro të 22-vjeçarit dhe kështu Zaragoza nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e rekordmenëve të Bundesligas, teksa lojtari firmosi një kontratë deri në vitin 2028.

Shoku i ekipit te Uzuni, ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe konsiderohet me të drejta të plota një lojtar i Bayern.

Marrëveshja mes klubeve është që lojtari të qëndrojë te Granada si i huazuar tashmë dhe ta ndihmojë skuadrën për të mbijetuar në LaLiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat