Ukmata shënuesi më i mirë në historinë e LS M21 flet për derbin Lemanik i Gjenevës mes Servettes dhe Lausanne-Sport

Futboll

Ukmata shënuesi më i mirë në historinë e LS M21 flet për derbin Lemanik i Gjenevës mes Servettes dhe Lausanne-Sport

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Ukmata

Futbollisti me origjina nga Kosova, sulmuesi Andi Ukmata shkruan historinë e LS M21 në Lozanë – Shpallet golëshënuesi më i mirë! (Andi Ukmata le meilleur buteur de l’histoire du LS M21)

Këtë të shtunë, më 9 dhjetor në «tepinë » e gjelbert të Tuilière do të zhvillohet derbi Lemanik i Gjenevës mes Servettes dhe Lausanne-Sport për një derbi i cili tashmë premton të jetë i nxehtë me më shumë se 10,000 tifozë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ja çfarë thotë për ndeshjen e se shtunës futbollisti i njohur z.Andi Ukmata sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në historinë e LS M21

Nëse publiku i Lozanes e kanë bërë këtë derbi një ngjarje të paarritshme, nuk ka dyshim se edhe ndër gjenevasët do ketë jehonë në takimin e së shtunës, 9 dhjetor.

Tri ditë para duelit të dytë sezonal mes Servettit dhe Lozanës, përveç intersimit edhe tensioni po rritet. Dje në mbrëmje, klubi njoftoi se kishte kaluar pragun e 6000 shikuesve, ose 50% të kapacitetit të përgjithshëm të stadiumit Tuilière. Të shtunën e ardhshme pritet qe stadiumin e ta pushtojnë mbi 10 mijë tifozë për të ndjekur derbin e shumëpritur.

Te shtunën e ardhshme (9 dhjetor) në stadiumin Tuilières do mbahet derbi Lemanike te Gjenevës midis FC Lausanne-Sport dhe Servette FC. Se çfarë pret nga kjo ndeshje mjaft intersante  futobollisti i njohur ne Kantonin e Vuadit z. Andi Ukmata sulmues dhe golashënuesi më i mirë në historinë e LS M21 (Andi Ukmata le meilleur buteur de l’histoire du LS M21) për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  ka thënë se pret një lojë mjaft interesante dhe fer.

"Fillimisht, si qytetar i Lozanës dhe po ashtu si lojtar i FC Lausanne-Sport-it, pa dyshim qe pres fitoren e klubin tim FC Lausanne-Sport. Është derbi kështu qe për të dy klubet, mendoj qe është loj jashtzakonisht e rëndësishme.

Është një shprehje qe thotë: «Një Derby nuk luhet por fitohet! », kështu që siç e thash më lartë, kuptohet  pres fitoren e klubit tim!.. » ka thëne nder tjera futobillisti Andi Ukmata për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas sulmuesit Ukmata « nga ndeshje e së shtunës së ardhshme presim që te fitojnë më të mirët dhe besoj në shikueshmërinë që po rritet ditë e sa vie, ku do të ketë spektakël të vërtetë, me gola të bukur. Në fushën e gjelbërt do të ketë lojëtar me kualitet, andaj shpresoj të jenë në formë dhe të na dhurojnë spektakël interesant për tifozët dhe publikun e gjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat