Bylisi mposht Vorën

Futboll

Bylisi mposht Vorën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:17
Pamje nga ndeshja

Bylisi mposht Vorën me penallti, ballshiotët kualifikohen në fazën tjetër!

Bylis arriti të mposhtë Vorën me penallti në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Shqipërisë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 51′ nga Qardaku nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas në të 62′ Ruçi riktheu baraspeshën dhe në të 68′ Xheferson përmbysi sfidën.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Vrapi shënoi në të 89-ën golin e barazimit.

Kualifikimi i Bylisit u vendos nga penalltitë ku ballshiotët u treguan më të saktë dhe portieri Puja bëri heroin për skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat