Manchester Utd ka probleme dhe jashtë fushave, përjashton 4 gazetarë

Futboll

Manchester Utd ka probleme dhe jashtë fushave, përjashton 4 gazetarë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Erik ten Hag

Manchester United ka pasur shumë shqetësime dhe probleme në periudhën e fundit, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Katër gazetarë të katër mediave kryesore nuk u lejuan në konferencën për shtyp të trajnerit Erik ten Hag.

Ata e bënë këtë akt sepse besojnë se gazetarët nga Sky Sports, Manchester Evening Neës, Mirror dhe ESPN publikojnë histori që nuk kontrollohen në klub.

Në një komunikatë zyrtare për media, Manchester United deklaroi se nuk e bëri këtë pasi nuk i pëlqenin historitë mediatike dhe presin që kjo të ndryshojë mënyrën se si klubi dhe media punojnë së bashku.

Në periudhën e fundit, historia më aktuale në media për Manchester United ishte se trajneri holandez po humbet kontrollin e dhomës së zhveshjes dhe për këtë klubi ka vendosur që t’i përjashtojë nga konferencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat