Struga Trim Lum fiton Voska Sportin në minutat shtesë

Futboll

Struga Trim Lum fiton Voska Sportin në minutat shtesë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:42
Radeski

Struga Trim Lum ka fituar duelin ndaj Voska Sportin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi triumfuan në minutat shtesë me golin e vetëm të Zguros të shënuar nga penalltia, që doli vendimtar për tre pikë për ekipin e Shpëtim Duros.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Sileksi mposhti Vardarin me rezultat 3:2 në duelin e luajtur në Kratovë.

Dy herë Kalanoski dhe një tjetër gol shënoi Serafimovski për Sileksin, përderisa te Vardari realizuan Mishkovski dhe Jusufi.

Kujtojmë se këto dy ndeshje ishin në program me 25 nëntor, por të njejtat u shtynë për ditën e sotme për shkak të borës. Ndeshjet e radhës në kampionat do të zhvillohen në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat