Courtois informon Real Madridin se nuk do të luajë në “Euro 2024” me Belgjikën

Futboll

Courtois informon Real Madridin se nuk do të luajë në “Euro 2024” me Belgjikën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:44
Courtois

Thibaut Courtois duket se ka vendosur të mos luajë me kombëtaren belge në “Euro 2024”, edhe pse do të jetë rikthyer nga dëmtimi i tij dhe siç raporton “Radio Marca” ai tashmë e ka njoftuar Real Madridin për këtë.

Kujtojmë se Courtois është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit, pasi gushtin e kaluar pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë dhe pas operacionit që iu nënshtrua, ai po lufton çdo ditë për t’u riaftësuar për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë në veprim konkurrues.

Sipas vlerësimeve mjekësore, portieri i Realit pritet të rikthehet në fushë është maji i ardhshëm, pra pak para “Euro 2024” (14 qershor – 14 korrik).

Sigurisht, pyetja është nëse ai do të jetë 100% në formë deri atëherë, por me siguri 31-vjeçari nuk do të dëshironte të rrezikonte një tjetër dëmtim pas rikthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat