Manchester City ka ide të qarta për të ardhmen

Futboll

Manchester City ka ide të qarta për të ardhmen

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Pep Guardiola

Manchester City ka ide të qarta për të ardhmen.

Qytetarët nuk janë të kënaqur duke patur në dispozicion një nga skuadrat më të forta në skenën europiane, dhe synon të “djegë” konkurrencën për një goditje me perspektivë.

Do ta bëjë këtë duke plotësuar dëshirën e Pep Guardiola, i cili duket se i ka kërkuar klubit të ndjekë talentin e ri argjentinas të mbiquajtur si “Messi i ri”.

Ky është Claudio Echeverri, një mesfushor sulmues me perspektiva të shkëlqyera rritjeje.

Ky pseudonim, sigurisht i rëndë, iu atribuua atij pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës Under 17.

Ai realizoi një tregolësh kundër Brazilit në çerekfinale dhe bëri një paraqitje të nivelit të lartë në kompeticion. Për këtë arsye ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore europiane.

Sidomos ata të Manchester Cityt, që sipas Sport do të ishin më të interesuarit dhe më afër hapjes së negociatave.

Echeverry, nga ana e tij, ka një klauzolë prej 21 milionë sterlinash, e cila do ta bënte operacionin shumë më të thjeshtë.

Por City duhet të nxitojë sepse River Plate tashmë po punon për rinovimin e talenteve me shifra më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat