FC Ferizaj: Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur në afatin kalimtar 

Futboll

FC Ferizaj: Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur në afatin kalimtar 

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Ferizaj

Vjosa e Shtimes është kampion vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës në grupin B.

Futbollistët e Vjosës janë hit i edicionit vjeshtor, duke tubuar 31 pikë, lanë pas Prishtinën e Re me 30, Ferizajn me 29 pikë etj.
Si e shpjegojnë Ferizaj pozitën e tretë gjatë vjeshtës?  

“Skuadra jonë renditet e treta, me vetëm 2 pikë larg kryesuesit të grupit pasi kanë përfunduar gjysma e ndeshjeve të edicionit të garave. 

Ishim favorit absolut në grup, edhe sipas pritjeve nga kundërshtarët, ne nuk e nisëm në mënyrën tonë më të mirë kampionatin. 

Pesha e të qenurit favorit, sikur ndikoi pak në mentalitetin e lojtarëve, të cilët nuk arrinin ta zhbllokonin vetën e ta tregonin potencialin. 

Ndryshe ishte në 5 xhirot e fundit, ku nga 5 ndeshjet e zhvilluara, skuadra arriti të arkëtoj pikët e plota, pra 15 gjithsej. 

Synimi ynë veçse dihet. Ne kërkojmë, e po ashtu po punojmë shumë që menjëherë të rikthehemi aty ku e kemi vendin, në Superligë. 

Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur në afatin kalimtar. Do të analizojmë situatën dhe pozitat ku kemi ngecur dhe pikërisht aty do të tentojmë të godasim me transfere cilësore. 

Vazhdojmë përpara drejt misionit tonë. Na pret një pranverë e madhe. 

Faleminderit UJQI dhe ju tifozë që na qëndruat afër gjatë gjithë këtij gjysmësezoni”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat