Superliga Europiane përgatitet për fitore

Futboll

Superliga Europiane përgatitet për fitore

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Superliga Europiane ku zyrtarisht kanë mbetur vetëm Reali i Madridit dhe Barcelona tashmë po përgatit strategjinë e saj të komunikimit duke filluar nga 21 dhjetori. Për atë ditë, vetëm tre ditë para natës së Krishtlindjes, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka planifikuar të shpallë vendimin e saj për këtë çështje, të cilën e presin të gjithë.

Kjo do të jetë dita vendimtare kur do të shuhen të gjitha dyshimet dhe do të mësohet nëse në Europë do të ketë edhe një organ të dytë të organizimit të aktiviteteve futbollistike veç UEFA-s. Apo kjo gjykatë do të ratifikojë e bërë publik nga avokati i përgjithshëm i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, Athanasios Rantos, të cilin ai e dha më 15 dhjetor 2022.

Sipas Avokatit të Përgjithshëm, UEFA dhe FIFA nuk abuzuan me pozitën e tyre dominuese, duke bllokuar dhe penguar krijimin e Super Ligës.

Ai argumentoi se, megjithëse Kompania Evropiane e Super Ligës është e lirë të krijojë kompeticionin e saj të futbollit jashtë ekosistemit të UEFA-s dhe FIFA-s, ajo nuk mund të marrë pjesë paralelisht në garat zyrtare të futbollit të organizuara nga vetë FIFA dhe UEFA pa autorizimin paraprak të këtyre organeve.

Por sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, nga Super Liga – një projekt i drejtuar nga Reali i Madridit – janë të bindur se vendimi i 21 dhjetorit do t’u japë të drejtë. Në zyrat e Super Ligës Europiane janë të bindur për suksesin deri në atë pikë sa ata tashmë po hartojnë një fushatë të tërë reklamuese, e cila do të fillojnë ta linçojnë në të gjitha mediat sapo të bëhet i ditur vendimi. Sipas gazetës spanjolle në fjalë, fushata reklamuese pritet të jetë tepër e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat