Drejt Turqisë për 10 milionë euro

Futboll

Drejt Turqisë për 10 milionë euro

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Kruniç

Rade Kruniç do të largohet në janar. Lajmin e pati dhënë “Sportmediaset”, duke e argumentuar me faktin se për bosnjakun, ka pak hapësirë tani që është rikthyer edhe Benaseri, teksa në hierarkitë e Piolit ai është parakaluar me kohë nga Reijndersi, Loftus-Çiku dhe Musahu.

Kruniç vijon të jetë në dëshirat e Fenerbahçes, që mund të derdhë deri në 5 milionë euro në arkat e Milanit, me shumën që do të investohej përsëri në merkato.

Nga ana e kuqezinjve, kërkesa është për të paktën dyfishin e shumës, pasi do të duhej të hiqnin dorë nga një xhol i mirëfilltë, që në pesë vitet e tij nën urdhrat e Piolit ka mbuluar çdo rol të mundshëm, përveç atij të portierit.

Kruniçi, që mbushi 30 vjeç në tetor, u kërkua nga turqit edhe gjatë verës, por Milani e mbajti për arsye tashmë të njohura.

Pas një nisje të mirë të sezonit ai humbi vendin në formacion dhe nuk është më aq i paprekshme, ç’ka e vërteton edhe fakti që nuk ka rinovuar kontratën, edhe pse kjo i ishte premtuar në verë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat