Gattuso nuk përmbahet

Futboll

Gattuso nuk përmbahet

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Gattuso kërcen mbi lojtarin

Marseille e Gattuso arriti një tjetër sukses, fitoi pozicione të mëtejshme në renditje dhe iu afrua vendit të katërt të Ligue 1.  

Sfida ndaj Lyon përfundoi me rezultat të pastër 3-0. Trajneri kalabrez ishte në qendër të skenës, si protagonist në dy situata kurioze gjatë ndeshjes.

Fillimisht ishte autori i një stopimi të topit me takë, plot finesë, më pas “vodhi” pamjen kur përshëndeti anëtarët e pankinës, duke bërë shaka me njërin prej tyre, i cili i punoi një rreng miqësor trajnerit në përplasjen e duarve.

Marseille-Lyon ishte rikuperim i Ligue 1. Ndeshja fillimisht ishte menduar të luhej më 29 tetor, kur pati një sulm nga tifozët vendas ndaj autobusit të Lyon, me Fabio Grosso duke paguar pasoja shumë të rënda, u ça në vetull nga goditja me sende të forta. Megjithatë, Grosso nuk është më në pankinën e Lyon, ai që e zëvendësoi humbi ndeshjen e dytë radhazi.

Para ndeshjes, Gattuso kishte një apel për tifozët e OM, duke i ftuar ata të qetësoheshin. Apeli u pranua, atmosfera ishte e qetë. Në fushë suksesi ishte i jashtëzakonshëm, 3-0 nga golat e Vitinha, Murillo dhe Aubameyang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat