Mazzarri në presion të Juventusit

Futboll

Mazzarri në presion të Juventusit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:16
Mazzarri

Pas disfatës me Inter, Napolin e pret sërish një ndeshje delikate dhe këtë herë në transfertë ndaj Juventus.

Një tjetër disfatë mund t’i nxjerrë kampionët në fuqi jashtë garës për titull të këtij sezoni teksa trajneri Walter Mazzarri në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e tij duhet të evitojë gabimet pasi pëson në goditjen e parë që merr në portë ndërsa kërkoi nga lojtarët që të jenë edhe më konkret kur sulmojnë.

“Prej momentit që drejtoj Napolin kam vënë re se skuadra pëson në momentin e parë që merr goditje në kuadrat dhe duhet të shmangë gabimet pasi po rezultojnë fatale. Ky është aspekti i vetëm në të cilin po punoj për momentin pasi kërkon një zgjidhje të shpejtë.

Duhet të sulmojmë, por duhet të shmangim edhe kundërsulmet sepse kjo e ka penalizuar skuadrën edhe para mbërritjes sime.

Skuadra duhet të ketë më shumë ekuilibër, të mos marrë shumë goditje dhe djemtë duhet të jenë të lirshëm për të shprehur kualitetin e tyre.

Duhet të krijojmë raste dhe të shënojmë sa më shumë, për ta bërë këtë duhet të jemi konkret.

Jemi Kampionët në fuqi. Por, Juventusi është gjithnjë mes skuadrave më të forta të kampionatit.

Bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse unë nuk kam asnjë ndjesi të veçantë”, u shpreh Mazzarri.

Ndeshja mes Juventus dhe Napolit luhet të premten në orën 20:45 dhe mund ta ndiqni në SuperSport 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat