Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa kalojnë në 1/8 e Kupës së Kosovës 

Futboll

Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa kalojnë në 1/8 e Kupës së Kosovës 

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Pamje nga një ndeshje

Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e Re ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, Behar, me rezultat 7:1. Het-trik për skuadrën prishtinase i realizoi Toni Salihu (11′, 31’ e 64′), derisa Salih Kosumi kontribuoi me dy gola (22′. 40′).

Nga një gol e shënuan Ardit Hasani (53′) dhe Lorik Dobratiqi (89′). Në 1/8 e finales kaloi edhe Vjosa, e cila si mysafire arriti të fitojë kundër Ulpianës dhe atë me përmbysje të rezultatit 2:1.

Për fitoren e skuadrës nga Shtimja u përkujdesen Muhamed Llapashtica dhe Bashkim Selimi. Kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare e ka siguruar edhe Suhareka, e cila e mposhti Trepçën, me rezultat 2:0. Ndeshja e fundit e këtij rrethi zhvillohet nesër në orën 12:00, ku përballen Dinamo dhe Vushtrria.

Pjesëmarrjen në 1/8 e finales e kanë siguruar edhe Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.

Rezultatet
Prishtina e Re – Behari 7:1
Suhareka 23 – Trepça 2:0
Ulpiana – Vjosa 1:2

E premte
Dinamo – Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat