Sulmuesi largohet nga Vllaznia

Futboll

Sulmuesi largohet nga Vllaznia

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Vllaznia

Sulmuesi Darko Dodev nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

"KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev.

Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu", njofton FC Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat