Gullit tërbohet

Futboll

Gullit tërbohet

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:48
Gullit

Sezonet e fundit të Chelsea kanë qenë mjaft të trazuara, veçanërisht pas ndryshimit të pronësisë, me ardhjen e Todd Boehly në maj 2022 për të zëvendësuar Roman Abramovich.

Shumë para të shpenzuara (rreth 1 miliard paund) për lojtarët e blerë dhe një sërë trajnerësh të ndryshuar, duke përfshirë Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Frank Lampard, përpara aktualit Mauricio Pochettino, të cilët nuk kanë sjellë rezultate.

Për momentin, në fakt, Chelsea është në vendin e 10-të të renditjes së Premier League, larg zonës së Champions League.

Një situatë që nuk i pëlqen aspak ish-yllit të bluve (dhe Milanit), Ruud Gullit: “Shumë probleme kanë lindur, sepse pronarët aktualë nuk kanë dashuri për klubin, e blenë vetëm për një vendim komercial.

Por futbolli europian është çështje emocionesh, tifozët janë të përfshirë dhe kjo bie ndesh me realitetin ku gjendet Chelsea”.

Gullit më pas mori si shembull një president, që e njeh mirë, duke qenë se e ka përjetuar nga afër gjatë kohës së tij te Milani: “Silvio Berlusconi, për shembull, ishte një tifoz i Milanit dhe gjatë presidencës së tij ishte pranë skuadrës çdo javë. Ai gjithashtu vinte në stërvitje. Ditën e ndeshjes ishte vërtet i pasionuar.

Edhe Ernesto Pellegrini ishte i tillë tek Interi, pranë skuadrës gjatë gjithë kohës. Të dy udhëhiqeshin nga zemra. Sot, – përfundoi Gullit, – është sikur futbolli të ishte një ndërmarrje tregtare e pashpirt. Dhe kjo sjell përplasje të vërteta me tifozët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat